Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Donacion prej 6 mijë eurosh për Ministrinë e Punëve të Brendshme

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2018

Misioni i UNHCR-t dhuroi këtë donacion

Në ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të UNHCR -it për Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Divizioni për Azil.

Donacioni është i përbërë nga laptopë të cilët do të përdorën nga Divizioni i Azilit të DSHAM-it dhe kanë vlerën rreth 6 mijë euro.

Sipas një njoftimi për medie në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, Sekretari i Përgjithshëm, Lulzim Ejupi, shefi i UNHCR -it në Kosovë,  Narasimha Rao, si dhe zyrtarët të tjerë të lartë.

Zyrtarët e lartë të MPB-së falënderuan misionin e UNHCR-t për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Po ashtu ata vlerësuan mision e UNHCR-it si një partner që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve, sidomos sa i përket azilkërkuesve në Kosovë.

Ndërsa shefi i UNHCR -it në Kosovë, Narasimha Rao vlerësoi të arriturat e MPB-së sa i përket menaxhimit të azilkërkuesve dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të MPB-së./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →