Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Donjeta Sadiku dhe Drilon Ibrahimi marrin ftesë për “Tokio 2020”

nga B.K16 qershor 2021

Boksierja Donjeta Sadiku dhe shenjëtari Drilon Ibrahimi kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Boksierja Donjeta Sadiku do të përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke ka çuar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në këto lojëra.
Pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe mundësi Egzon Shala, kanë fituar normën olimpike, ndërsa dy notarë dhe një atlet përfaqësohen me ftesë dhe emrat e të tyre pritet të konfirmohen në ditët në vijim.
Krahas Sadikut, ftesë nga Komisioni Tre-Palësh ditë më parë mori edhe shenjëtari, Drilon Ibrahimi.
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →