RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dorëhiqet zëvendësguvernatorja e BQK-së

nga Kaltrina Berila15 maj 2023
Dorëhiqet zëvendësguvernatorja e BQK-së

Nora Latifi-Jashari, është dorëhequr nga pozita e zëvëndësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga BQK, nëpërmjet një njoftimi.

Në njoftim thuhet se Latifi -Jashari e ka liruar pozitën më 15 maj për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale.

“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →