Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dortmundi mposht Schalken, merr kreun e tabelës në Bundesliga

nga Venera Grabanica17 shtator 2022

Ka përfunduar derbi tejet interesant mes skuadrës së Borussia Dortmundit dhe asaj të Schalkes, ku triumfues janë nikoqirët.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dortmundi e mposht Schalken me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për vendasit e shënoi Youssoufa Moukoko, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 79’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Dortmundi ngjitet në pozitën e parë në tabelë në kuotën e 15 pikëve, krahas Schalkes që zë vendin e 14 në tabelë me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të Dortmundit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →