Nesër pritet të dorëzohet në Kuvend
Ka përfunduar takimi midis krerëve të vshtetit dhe përfaqësuesve të ekipit negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ekipi negociator u ka dorëzuar draft-platformën krerëve shtetëror, i cili pritet që nesër të dorëzohet në kuvend për rishqyrtimin e tij.
Ky takim është mbajtur i mbyllur për gazetarët, pra nuk ka pasur informacione se çka po diskutohet brenda.
Mirëpo, sipas informacioneve të siguruar nga RTV21, në këtë takim është diskutuar edhe për taksën e produkteve të Serbisë, ku Kryeministri Haradinaj është këmbëngulës për mos heqjen e saj.
Ndërsa, Presidenti Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit Veseli, po kërkojnë pezullimin e taksës, sugjerim ky edhe nga SHBA-të, që të bëhet një zgjidhje dhe të hapet një rrugë për dialogun Kosovë- Serbi. /21Media










