Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Drafti i BE-së si çdo letër tjetër, nuk paraqet një obligim për palët”

nga Venera Grabanica7 nëntor 2024
“Drafti i BE-së si çdo letër tjetër, nuk paraqet një obligim për palët”

Cilësimin që po i bënë Qeveria e Kosovës draft-statutit të BE-së për Asociacionin si non-paper,  Bashkimi Evropian e ka konsideruar si shpërfillje të obligimeve të marra në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të RTV21 nëse po i ikë përgjegjësisë për themelimin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe ashtu siç po thotë BE-ja, por  njohës çështjeve ligjore dhe kushtetuese vlerësojnë se Qeveria është në të drejtën e saj.

Profesori Universitar i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se drafti i BE-së për Asociacionin është vetëm një dokument korrespondent, me përmbajtje kundëshkushtetuese.

“Ai është një dokument i dorëzuar palëve por i bërë nga disa eksponentë  5 dhe disa të tjerë që kanë ndihmuar fatkeqësisht jo profesional jo korrekt sepse gjitha ato përmbajtje ne atë projekt-status janë për turp sepse mohojnë shtetësinë e ks. Ai draft është  i papranueshëm joproefesional i padrejtë e dhe ne kundërshtim me kushtetutën. S’ka te drejtë askush ta pranon dhe zbatoj një dokument të tillë qe është kencerogjen. Në aspektin ligjor është komunikim zyrtar është korrespodencë siç gjitha te tjerat sikur letrat e tjera  është dokument korrespodent dhe korrespodencë mes zyrtarëve të deleguar që janë ne strukturat institucionale Lajcaku Borrel”, tha Baraliu për RTV21

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare Besfrot Rrecaj, ndërkaq vlerëson se në aspektin juridik drafti i BE-së për Asociacionin nuk paraqet një obligim për palët pasi që BE-ja nuk është e autorizuar për hartimin e një dokumenti të tillë.

Sipas tij, me cilësimin e draftit të BE-së si non-paper Qeveria nuk po i ikë obligimit për themelimin  e Asociacionit.

“Në aspektin ligjor unë besoj se qeveria e ks ka të drejtë…BE be nuk është palë e autorizuar dhe jo vetëm BE por edhe gjermani dhe Franca sepse ky dokument ka rrjedh nga ta pastaj  është teleportuar në nje dokument të be-së. Askush nuk e ka autorizuar be-n qe te harroj një dokument të tillë. Dhe si tillë ai dokument në aspektin juridik nuk paraqet një  obligim për palët ai mund të jetë  vetëm një dokument ose propozim i vullnetit të mirë që vjen nga një  palë ndërmjetësuese… përfundimisht mbetët në  autorizimin dhe autoritetin e Kosovës që të vendos si të ecë  përpara”. Në kuptimin strikt mosmarrja parasysh e një dokumenti të tillë nuk. Paraqet ikje nga obligimet që ka marre ks për asociacionin”, tha Rrecaj.

Bashkimi Evropian vazhdimisht kërkon nga Kosova që të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund ta nxjerrin draft-statutin e BE-së nga pakoja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ta hedhin pakon e njohjes së paku de facto reciproke./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →