RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Drejt Greqisë me rreth 25 mijë euro të padeklaruara

nga E.Bullaku22 gusht 2021

Policia në Shqipëri ka sekuestruar 24 mijë e 980 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kapshticës.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me autoritetet doganore si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Shqipërisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më te detajuar automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale paratë.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →