Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Drejt Malit të Zi me drogë në automjet, arrestohen 4 persona

nga Egzona Mehmeti28 gusht 2022

Policia e Shtetit sot ka arrestuar katër persona në kufi, me ç’rast janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat të arrestuarit kanë tentuar t’i trafikonin drejt Malit të Zi.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë:  A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç, E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë, N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.
“Këta shtetas janë paraqitur në PKK Muriqan, në dalje të RSH-së, me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. I. dhe pasagjerë shtetasit A. V., E. H. dhe N. P. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm shtetasit dhe automjetin me të cilin qarkullonin. Lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, ka bërë të ditur Policia.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →