Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaron pasurinë

nga RTV21 Portal28 prill 2024
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaron pasurinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Hoxha ka thënë se posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro.

Përveç kësaj ai ka thënë se ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi dhe oborr.

Hoxha ka deklaruar edhe një veturë e cila kushton rreth 5 mijë e 500 euro.

Ndërsa para të kursyera në institucione financiare, Hoxha ka deklaruar se ka mbi 6 mijë euro.

Tutje, i pari i policisë ka thënë se ka edhe dy kredi, njëra prej kredive është në emër të tij dhe një kredi ka bashkëshortja e tij.

Të hyra vjetore, si shef i policisë, Hoxha ka deklaruar se merr mbi 29 mijë euro.

Deklarimin e pasurisë të drejtorit të Policisë së Kosovës e gjeni KËTU

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →