Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Drilon Ibrahimi përmirëson rekordin personal në Grand Prix

nga Venera Grabanica29 janar 2023
Drilon Ibrahimi përmirëson rekordin personal në Grand Prix

Drilon Ibrahimi po e përfaqëson Kosovën në Grand Prix që po mbahet në Osijek të Kroacisë.
Në paraqitjen e tij ai ka përmirësuar rekordin personal dhe shtetëror në gara ndërkombëtare në plus katër pikë.
Ai ka thënë se një sukses i tillë do ta motivojë edhe më shumë duke i synuar finalet e këtij turneu.
“Grand Prix Osijek Kroaci 18-22 janar 2023. Garë në të cilën u ndjeva shumë mirë dhe e përmirësova rekordin personal e shtetëror në gara ndërkombëtare me +4 pikë, nga 608.8 në 612.8. Kjo me jep më shumë vullnet të punoj fort e të arrij finalet.”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →