Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Dritës dhe skuadrës së Breidablik, e vlefshme kjo për kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ndërsa ndeshja e parë që u zhvillua në Islandë përfundoi me fitore të gjilanasve 2:1.
Drita do të synojë sot fitoren si vendase, dhe ta përmbyll pa ndonjë befasi çështjen e skuadrës që kualifikohet tutje.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.











