Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drita e fortë për Breidablik, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

nga Venera Grabanica30 korrik 2024
Drita e fortë për Breidablik, siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dritës e ka siguruar plasmanin në gjysmëfinalen e fazës kualifikuese për në Ligën e Konferencës.

Drita e mposhti sot 1:0 skuadrën e Breidablik në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, me ndihmën e super golit të shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e 67’.

Skuadra gjilanase gjithashtu kishte shënuar fitore edhe si mysafire në Islandë, duke e mposhtur Breidablik me shifrat 2:1.

Në përgjithësi, brenda dy ndeshjeve, Drita e eliminon Breidablik me shifrat 3:1.

Tani, në gjysmëfinalen e kualifikueseve të Ligës së Konferencës, Drita do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Auda dhe Cliftonville.
Rezultati final i ndeshjes së sotme, 1:0 në favor të Dritës. Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve, 3:1 në favor të Dritës.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →