Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drita mposhtet nga Plzen, eliminohet nga Liga e Konferencës

nga R3 gusht 2023
Drita mposhtet nga Plzen, eliminohet nga Liga e Konferencës

Me ndeshjen e sotme kundër Viktoria Plzenit ka mbaruar edhe aventura e Dritës në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Pas plot 90′ minutave lojë dhe 25′ sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Viktoria Plzenit, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Rafiu Durosinmi, i cili kaloi Viktoria Plzen në epërsi prej 1:0 në minutën e 76′ të ndeshjes.

Më pas, Drita arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, falë golit të Blerim Krasniqit i cili shënoi në minutën e 90+2′ shtesë.

Kur ndeshja ishte afër përfundimit dhe shihej se do të nevojiteshin vazhdimet, Viktoria Plzen fiton një penallti, të cilën më pas e konkretizoi me gol Erik Jirka në minutën e 90+23′ shtesë.

Me golin e Jirkas, ndeshja përfundoi 2:1 në të mirë të Viktoria Plzen.

Pavarësisht paraqitjes tejet të mirë që treguan futbollistët e Dritës, ajo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin nga gjiganti çek.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Viktoria Plzen. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →