Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drita ndalet në Champions

nga Venera Grabanica29 korrik 2025
Drita ndalet në Champions

(Lajm i përditësuar)


Drita ndalet në Champions

Drita është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampionia e Kosovës në futboll e humbi edhe ndeshjen e dytë me kampionin e Danimarkës, Copenhagenin.

Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita pësoi me rezultatin 1:0. Një javë më parë Copenhageni kishte fituar 2:0 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:0 avancon në raundin e tretë kualifikues të Championsit.

Ndërkohë Drita zhvendoset në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Do të përballet me skuadrën rumune, FCSB, apo me Shkëndijën e Tetovës. Edhe këto dy skuadra janë në raundin e dytë kualifikues të Championsit dhe cila eliminohet zhvendoset në Ligën e Evropë


Copenhagen kalon në epërsi

Kampioni danez, Copenhagen, ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”.

Golin e ka shënuar Andreas Cornelius në minutën e 43-të.


Balaj përjashtohet me të kuq 

Drita është në telashe në ndeshjen ndaj Copenhagenit.

Në minutën e 27-të Liridon Balaj u ndëshkua direkt me të kuq për ndërhyrje të ashpër. Ai shkeli lojtarin kundërshtar dhe arbitri menjëherë nxori kartonin e kuq.


Drita përballet me Copenhagen

Drita po luan me Copenhagenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në Danimarkë, Drita e humbi 2:0.


Drita – Copenhagen, formacionet zyrtare

Drita ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit ndaj Copenhagenit që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sulmit do t’i prijë Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →