Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dritën e Ballkanin i pret punë e vështirë në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës

nga Miranda Beqaj22 shkurt 2022

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën dhe te enjten do të zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 21-të.
Lideri i tabelës me 39 pikë, Ballkani do të ketë punë të vështirë me Ulpianën në Suharekë pasi skuadra nga Lipjani po lufton për të siguruar mbijetesën dhe kërkon që të nxjerrë një rezultat pozitivë në këtë sfidë. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.
Skuadra tjetër pretendente për titull në këtë edicion do të udhëtojë të mërkurën drejt Malishevës, aty ku në stadiumin “Liman Gegaj” me fillim nga ora 13:00 ballafaqohet me skuadrën e këtij qyteti, Kf Malishevën. Edhe skuadra e trajneri Arsim Thaçi po kërkon që ta sigurojë sa më herët qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani i Ismet Munishit luan si vendas ndaj Dukagjinit, sfidë që duket më e lehtë në letër. Ky ballafaqim zhvillohet të enjten nga ora 13:00.
Këto janë të gjitha çiftet e kësaj jave:
Ballkani-Ulpiana
Llapi-Feronikeli
Malisheva-Drita
Gjilani-Dukagjini
Drenica-Prishtina

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →