Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Driton Kuka trajneri më i mirë në Evropë

nga Venera Grabanica30 prill 2022

Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë i xhudos për vajza në Evropë për vitin 2021, “Best European Female Coach 2021”.
Trofeu i trajnerit më të mirë në Evropë për xhudiste për vitin 2021, Kukës iu dorëzua gjatë Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kosova në këtë evropian i ka fituar dy medalje. Laura Fazliu sot fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa dje Distria Krasniqi fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kg. Në Evropian nuk u paraqitën dy prej xhudisteve më të mira, Nora Gjakova e Loriana Kuka.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili ishte prezent në këtë ceremoni, e ka cilësuar si krenari rezultatet e ekipit të xhudos të Kosovës në Kampionatin Europian 2022 që po mbahet në Sofije të Bullgarisë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →