Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Driton Selmanaj kandidat për kryetar të Prizrenit

nga Kaltrina Berila8 korrik 2025
Driton Selmanaj kandidat për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj pritet që të mërkurën të zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren.

“Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren. Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë! Vendi: Lidhja e Prizrenit. Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve”, thuhet në njoftim

Po ashtu, bëhet e ditur se i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim. Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni! Për Prizrenin – Me Dritonin”, vijon njoftimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →