Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

nga Kaltrina Berila1 mars 2024
Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri

Dronët turq Bayraktar kanë mbërritur këtë të premte në territorin shqiptar. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka ndarë dhe pamjet e mbërritjes së mjeteve fluturuese.

Peleshi thekson se pajisja e Forcave të Armatosura me dronët Bayraktar rrit aftësinë e mbrojtjes së Shqipërisë dhe është një dëshmi e angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi në “Facebook”.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →