Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua dhe Anwar në darkë romantike në New York

nga Xh.D21 shtator 2021

Menjëherë pas festës së ditëlindjes së Khai, vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik, këngëtarja shqiptare, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid dolën së bashku në një darkë romantike.
Paraqitja e Duas nuk la pa u kapur nga kamerat.
Artistja u pa e veshur plotë stil dhe elegancë, gjersa Anwar si zakonisht i veshur më thjeshtë.
Me një këmishë të bardhë të gjerë, xhinse të zeza të gjera, kombinuar me një palë këpucë më taka, Dua dukej si mos më mirë.

Ndërkohë, të gjithë nga ata që ishin të pranishëm në festën e ditëlindjes së Khai, shpërndan foto e video, përfshirë dhuratat dhe gjithë organizimin e bukur për vajzën një vjeçare të Gigi Hadid e Zayn Malik.
Dua gjithashtu ka uruar të ëmblën Khai me një urim shumë të veçantë.
“Urime ditëlindjen engjëlli perfekt Khai”, shkroi Dua./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →