Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

nga Gentrita Xhemajli13 qershor 2025
Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa është e hapur për të pasur fëmijë një ditë.

Gjatë një interviste për revistën British Vogue për numrin e korrikut, këngëtarja dhe këngë-shkruesja 29-vjeçare, foli për dëshirën e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen.

Lipa tha se kur mendon për kohën më të mirë për të pasur fëmijë, shpesh e pyet veten se kur do të ishte momenti i duhur.

“Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë. Por gjithmonë e kam pyetjen e vazhdueshme: kur do të ishte koha e duhur — si do të përshtatej me punën time, si do të funksiononte nëse shkoja në turne, dhe sa kohë do të duhej të merrja pushim”, i tha ajo revistës.

“Mendoj se është një nga ato gjëra që do ndodhin kur të ndodhin. Më pëlqejnë shumë fëmijët, por mendoj se të rritësh një fëmijë është shumë më tepër se thjesht të duash fëmijët”.

ETIKETA:#Showbiz#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →