Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë nga “Galatasaray”

nga Kaltrina Berila23 maj 2025
Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë nga “Galatasaray”

“Galatasaray”, i cili u bë kampion i Superligës Turke për herë të 25-të, planifikoi të ftonte yllin botëror të muzikës pop Dua Lipa për të festuar arritjen e tij historike.

Siç raportohet këngëtarja britanike me origjinë shqiptare kërkoi 3.5 milionë dollarë për performancën e saj. Menaxhmenti i klubit të Stambollit e konsideroi këtë shumë tepër të lartë dhe e hodhi poshtë propozimin e artistes.

Vlen të përmendet se “Galatasaray”, pasi fitoi titullin e 25-të kampion, u bë klubi i parë në historinë e futbollit turk që fitoi të drejtën për pesë yje në stemën e tij. Çdo yll në futbollin turk simbolizon pesë tituj kampionë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →