Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

nga Kaltrina Berila12 qershor 2025
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha Dua në intervistën e saj për edicionin e korrikut të British Vogue, e botuar sot.

Sipas saj, unaza e fejesës ka një domethënie të veçantë, ajo është dizajnuar nga Turner, i cili ka bashkëpunuar me motrën e saj Rina dhe disa nga miqtë më të afërt të Duas për të krijuar një model unik.

“Është unaza që më përfaqëson më së miri; jam e çmendur pas saj,” u shpreh artistja.

Çifti ka vendosur të mos nxitojë me përgatitjet për dasmën.

“Dua të përfundoj turin tim, Callum është i angazhuar me xhirime, kështu që po e shijojmë këtë fazë pa nxitim,” shtoi ajo. “Asnjëherë nuk kam menduar për martesën, dhe tani befas pyes veten: ‘Oh, çfarë do të vesh?’”

Kujtojmë se, romanca e tyre filloi në janar të vitit 2024, kur u përfol për herë të parë lidhja e tyre. Ata e konfirmuan zyrtarisht marrëdhënien gjatë Festivalit Glastonbury, në verën e po atij viti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →