Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategoritë më të rëndësishme në ‘Brit Awards’.
Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale. Dua është nominuar në kategoritë, ‘Album of The Year’, ‘British Single’ dhe ‘Female Solo Artist’.
Kosovarja dje ka treguar se gjithashtu do të performojë në skenën e Brit Awards më 11 maj./21Media









