Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipa shijon pushimet me shoqërinë në Spanjë

nga Gentrita Xhemajli4 korrik 2025
Dua Lipa shijon pushimet me shoqërinë në Spanjë

Pas një serie koncertesh të suksesshme në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka vendosur t’i japë vetes disa ditë relaksi.

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga pushimet verore në Spanjë, ku shihet duke shijuar detin, diellin dhe kohën me shoqet e saj të ngushta.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, Dua duket tejet atraktive, e veshur me bikini, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit. Me një stil të thjeshtë por mjaft elegant, ajo reflekton qetësi dhe kënaqësi pas angazhimeve të shumta muzikore.

ETIKETA:#Showbiz#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →