Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Dua shënon suksesin e radhës

nga Xh.D13 dhjetor 2021

Artisja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon sukses pas suksesi.
Dua është bërë e vetmja artiste femër që ka dy albume në top 10 të albumeve më të dëgjuara në histori të Spotify.

Spotify është një platformë muzikore, e cila përmbanë statistika të ndryshme dhe të dhëna për artistët e njohur ndërkombëtar dhe jo vetëm.
Kujtojmë se, së fundmi bëri të ditur se më 18 dhjetor do lansojë koleksionin e parë të titulluar “Flutur” në bashkëpunim me Puma.
Pak kohë më parë, Dua fitoi çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik.
Njëkohësisht, artistja u shpreh shumë e lumtur për këtë çmim, ndërkohë që sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
“Unë vij nga një vend për të cilin mund të keni dëgjuar por, jo në mënyrën që unë do ua përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak nga Kosova ime”, tha Dua gjersa pranoi çmimin.
Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards, ku fituesit janë zgjedhur nga votat e publikut, e Dua s’mund të ishte më e lumtur e t’i bënte të tjerët më krenar, për arritjet në krijimtarinë e saj artistike./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →