🇽🇰 Kosova
“Dua të jem i barabartë me të tjerët”, Muharremaj s’do ta përdor veturën zyrtare gjatë fushatës
nga B G16 shtator 2025
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore nuk do të përdorë automjetin zyrtar të komunës.
Sipas tij ky vendim është marrë për të qenë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë në garën zgjedhore.
“Qytetarë të nderuar, gjatë fushatës zgjedhore nuk do ta kem në shërbim automjetin tim zyrtar. Dua të jem i barabartë si gjithë të tjerët,” ka shkruar ai në postimin e tij.
Më tej ai u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të denoncojnë çdo keqpërdorim të mjeteve zyrtare për qëllime elektorale.
“Ju lus, që t’i fotografoni e demaskoni cilindo zyrtar që e keqpërdor automjetin zyrtar, për qëllime të fushatës zgjedhore,” ka shtuar ai.











