Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Dugolli: Veriu i Kosovës është në duar të institucioneve të Kosovës

nga Venera Grabanica11 tetor 2023
Dugolli: Veriu i Kosovës është në duar të institucioneve të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 tha se Veriu i Kosovës nuk është as në duar të KFOR-it e as EULEX-it, por është në duar të institucioneve të Kosovës.

”Veriu i Kosovës nuk është as në duar të KFOR-it e as EULEX-it, por është në duar të institucioneve të Kosovës, kjo u bë  e qartë edhe nga KFOR-i”, tha Dugolli.

Dugolli ndër tjera tha se kërkimi i forcave shtesë të NATO-së dhe KFOR-it është bërë për shkak të sigurisë, pasi që shtimi i forcave të Serbisë përgjat vijës kufitare ka qenë kërcenim i drejtëpërdrejtë.

”Edhe Kryeministri edhe Presidentja  kanë kërkaur shtimin e forcave të NATO-së, shtimin e forcave të KFOR-it për shkak të nevojës së sigurisë”, tha Dugolli ndër tjera./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →