Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Durmishi thotë se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren

nga B G6 janar 2026
Durmishi thotë se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi,  njoftoi se nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar reshjet e shiut.

Ai po ashtu bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjnë kudo që është e mundur.

Derisa Durmishi iu bëri thirrje qytetarëve  që të vozisin me kujdes.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës.”, tha ai./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →