Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dy bashkëpunime nga Elvana Gjata!

nga B.K4 janar 2022


Këtë muaj, këngëtarja Elvana Gjata do të vijë me dy projekte të reja muzikore dhe që të dyja bashkëpunim.
Një bashkëpunim do të jetë me dy anëtarët e labelit PINT, Mc Kresha dhe Lyrical Son.
Elvana në këtë projekt është mysafire.
Kënga e titulluar “Stuhi mbi oqean”, është pjesë e albumit të ri nga Mc Kresha dhe Lyrical Son i quajtur “Muzikë e Alltisë”.

Bashkëpunimi tjetër që është paralajmëruar, do të jetë me reperin Mozzik. “S’ka” titullohet bashkëpunimi i parë i tyre.

Në Instagram, Elvana ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këngës së re./21Media
 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →