Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Dy derbi sot në Superligën e Kosovës në Basketboll

nga B G11 janar 2023
Dy derbi sot në Superligën e Kosovës në Basketboll

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të mbetura në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Në kryeqytet do të përballen Sigal Prishtina dhe Peja, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, në sfidën e mbetur të xhiros së 15-të. Prishtinasit kanë 11 fitore e pesë humbje, kurse pejanët 12 fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Po ashtu sot do të zhvillohet edhe përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, në kuadër të xhiros së 11-të. Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.
Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni, ora 17:00
Sigal Prishtina – Peja, ora 19:00

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →