Dy fëmijë të moshës 0-9 vjeç dolën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas ministrisë, një vajzë dhe një djalë nga komuna e Prishtinës dolën pozitivë dhe çuan në 3 mijë e 560 numrin e kësaj grupmoshe që janë infektuar me Covid-19.
Që nga marsi i vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 936 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 dhe prej tyre 5 kanë qenë fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media








