Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dy persona kanë vdekur pas granatimeve ruse në Kharkiv

nga Miranda Beqaj18 prill 2022

Dy persona kanë vdekur në Kharkiv si pasojë e granatimeve ruse aty.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i zyrës së prokurorit rajonal, Dmitry Çubenko, i cili tha se procedimi penal ishte hapur pas incidentit në të cilin një burrë dhe një grua mbetën të vrarë.
Ushtria ruse qëlloi gjithashtu mbi një numër objektesh mjekësore në Kharkiv, duke shkatërruar qendrën perinatale, tha kryetari i saj Igor Terekhov për mediat lokale.
“Tani ne po i transferojmë gratë që do të lindin në institucione të tjera mjekësore”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →