Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë

nga Venera Grabanica8 shtator 2024
Dy serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Sipas raportit të Policisë, rreth orës 22:45, njësiti policor ndaloi një automjet me targa të Serbisë, ku gjendeshin dy burra të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt.

”Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →