Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Dy shenjat e horoskopit që u prishet qejfi direkt

nga B.K18 mars 2022


Këto shenja të horoskopit njihen si korrekte, ambicioze dhe fisnike. Por kur vjen puna tek hatërmbetja, varin turinjtë për një fjalë goje. Njihuni me shenjat e Zodiakut që mërziten për gjënë më të vogël.
Virgjëresha
Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, perfeksioniste e lindur, dhe shumë kërkuese tek vetja e të tjerët, por ama mbetjen e hatrit e ka të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të saj, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër, sipas living.
Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve mërziten për çdo gjë që i rrethon dhe dëshirojnë që të tjerët të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e tij. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momentin e parë që preken emocionalisht.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →