Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Trump ka kërcënuar Turqinë me sanksione ekonomike

nga RTV2128 korrik 2018

“Marrëdhëniet Turqi – SHBA mund të shpëtohen”

Dy shtetet janë në mospajtime për shumë çështje, duke përfshirë këtu edhe politikën e Washingtonit në Siri, kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e klerikut musliman që fajësohet për puqin e dështuar të vitit 2016, si dhe shqetësimet e Washingtonit për qytetarët dhe stafin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara që janë ndaluar në Turqi.

“Marrëdhëniet mund të shpëtohen dhe përmirësohen, nëse administrate e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht shqetësimet e Turqisë “, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin.

Trump ka paralajmëruar në mënyrë direkte Turqinë gjatë kësaj jave se do të vendoste sanksione nëse shteti turk nuk e liron Andrew Brunson, një prift amerikan që është ndaluar në Turqi, e që Amerika e përshkuran si peng.

Kalin ka deklaruar se kërcënimet kundër Turqisë nuk do të funksionojnë, dhe se kjo vetëm sa e dëmton marrëdhënien mes Ankarasë dhe Washingtonit./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →