Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të arrestuar në Lipjan për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

nga Kaltrina Berila12 janar 2025
Dy të arrestuar në Lipjan për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Arrestimi ka ndodhur pas kontrollit të njërit nga të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë qese të vogla me marihuanë, të përgatitura për shitje.

Në vijim të operacionit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit të dytë, i cili dyshohet se e kishte angazhuar të dyshuarin e parë për shpërndarjen e narkotikëve.

Pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →