Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të arrestuar në Pozheran të Vitisë, ka disa dyshime për shkakun e sulmit

nga Venera Grabanica9 shkurt 2025
Dy të arrestuar në Pozheran të Vitisë, ka disa dyshime për shkakun e sulmit

Në Pozheran të Vitisë, pranë shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit”, është sulmuar kryetari i fshatit Pozheran, Ilir Zuka.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani tha se dy persona kanë sulmuar Zukën, ku akoma nuk dihet shkaku i sulmit. Sipas Hashanit, ai tha se parkingu mund të jetë shkak.

“Është cilësua si lëndimi lehtë trupor nga ana e prokurorit të shtetit. Dy persona fillimisht janë duke u intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe të avokatëve mbrojtës. Nuk lidhet me zgjedhje, është jashtë pikave zgjedhore, nuk ka ndodh në shkollë. Për një parking më duket se janë zënë”, deklaroi Hashani për kp.

Ndërkohë, është raportuar se personi që ishte shënjestra e sulmit kishte vendosur në veturë e tij një fotografi të njërit prej kandidatëve për postin e kryeministrit.

Policia ka konfirmuar incidentin fizik, por thekson se nuk ka prova që e lidhin atë me procesin zgjedhor, pasi ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së qendrës së votimit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →