Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.
“Sot rreth orës 16:00 në sheshin ‘Car Lazar’ ka pasur aktivit kulturor, Festival i Jazit. Pas përfundimit të performancës, rreth orës 18:00 dhe fillimit të mbledhjes së pajisjeve muzikore nga ana e organizatorit, ka ardhur deri te prishja e rendi dhe qetësisë publike. Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje”, tha Elshani.
Ai u shpreh se situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë./21Media









