Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste

nga Venera Grabanica6 maj 2026
Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste

Familjarë dhe banorë të lagjes ku ndodhi aksidenti me vdekje i dy fëmijëve po marshojnë në shenje proteste.

Ata e kanë nisur marshimin e tyre nga  stadiumi Niko Dovana, drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas para bashkisë së qytetit.

Pjesë e këtij marshimi, janë edhe fëmijë, të cilët me pankarta në duar, kërkojnë më tepër siguri, por njëkohësisht edhe drejtësi për shokët e tyre.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e të dielës, ku dy të mitur humbën jetën teksa po luanin me top në tortuar para banesës së tyre, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Ata u përplasën me makinë nga Nikoll Radaçi, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas banorëve, Radaçi ka qenë problematik dhe është denoncuar edhe herë të tjera për drejtimin e mjetit tej normave të shpejtësisë, por ndaj tij nuk ishin marrë masa të forta.

Para gjykatës, Radaçi pranoi se kishte konsumuar alkool në mëngjes.

Nikoll Radaçi akuzohet për tri vepra penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./vizionplus

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →