RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kolovicë

nga B.K13 shkurt 2020

Një person i arrestuar

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 17:00 në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë ne rast”, ka thënë  zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →