Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën mbeturina në një rrëshqitje të madhe dheu në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.
Sipas raporteve lokale, gurët e rënë kanë “varrosur” një kamion, një autobus pasagjerësh dhe automjete të tjera.
Policia dhe zyrtarët lokalë kanë filluar përpjekjet e shpëtimit, tha Jairam Thakur, kryeministri i Himachal Pradesh.
Ka pasur disa rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Indi gjatë muajve të fundit, transmeton rtv21.tv.
Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e dheut të mërkurën. Raportet lokale thonë se pesë persona janë shpëtuar, por rreth 30 të tjerë janë ende të bllokuar.
Ekipet e Policisë Kufitare Indo-Tibetiane janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit dhe Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Katastrofave (NDRF) gjithashtu është vënë në gatishmëri.
Nëntë persona humbën jetën muajin e kaluar në Himachal Pradesh kur gurët në rënie që goditën automjetin e tyre. Të paktën 136 njerëz vdiqën nga rrëshqitjet e dheut në shtetin perëndimor të Maharashtra kohët e fundit pasi shirat e dendur përmbytën qindra fshatra dhe shkatërruan shtëpitë./21Media










