Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga fishekzjarret

nga Egzona Mehmeti1 janar 2019

Dy persona kanë vdekur në Holandë, ndërsa në Itali janë lënduar dhjetëra

Dy persona kanë vdekur në Holandë në incidente nga përdorimi i fishekzjarreve gjatë natës së Vitit të Ri.

Një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga fishekzjarret në Enschede, ndërsa një tjetër në Friesland afër detit Wadden.

Hetimet për këto dy ngjarje vazhdojnë ende dhe nuk është arritur ende në ndonjë përfundim.

Festime ka pasur pothuajse edhe në të gjitha sheshet e Italisë dhe pavarësisht ndalimeve nuk kanë munguar aksidentet nga përdorimi i fishekzjarreve artizanale.

Në provincën e Milanos, një i ri ndodhet në gjendje të rëndë pas humbjeve të duarve dhe plagosjes në kokë, ndërsa në Napoli sipas bilancit të policisë të lënduar janë 37 persona.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →