Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy të vdekur në aksidente trafiku gjatë fundjavës

nga Kaltrina Berila24 qershor 2024
Dy të vdekur në aksidente trafiku gjatë fundjavës

Dy aksidente me fatalitet janë raportuar gjatë fundjavës nga Policia e Kosovës.

Njëri raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, ndërsa tjetri të dielën në lagjen “Kolonia e Re” në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njëri prej shoferëve të pesë automjeteve të përfshira në aksidentin në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, aksidenti i ndodhur gjatë pasdites të së dielës në Mitrovicë, thuhet se ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete.

Si pasojë e plagëve të rënda, motoçiklisti ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuat dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →