Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dy të vdekur nga aksidenti në rrugën Mavrovë-Dibër!

nga Kaltrina Berila30 dhjetor 2021

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pasditën e djeshme nga një aksident në rrugën Dibër-Mavrovë në Maqedoninë e
Veriut kanë humbur jetën dy persona, përcjell TV21.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sudrinës”, ku një makinë e tipit “Jugo” me targa të Dibrës ka humbur kontrollin duke përfunduar në Lumin Radika.
“Shoferi M.R. (63) dhe pasagjerja M.R. (60) kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Kontroll është kryer nga ekipi i Stacionit Policor Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →