Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dy të vrarë e shtatë të plagosur nga bombardimi i tregut në Sloviansk

nga B G6 korrik 2022

Dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në një treg qendror në qytetin lindor të Ukrainës, Solvyansk.
Kreu rajonal i Donetsk, Pavlo Kyrylenko tha se: “Ky është terrorizëm i pastër!”
Kryebashkiaku Vadym Lyakh tha se Slovyansk po goditet nga sulmet e artilerisë ruse nga pozicione më të afërta, pasi u bë qytet i vijës së parë.
Ai postoi foto të zjarrit të së martës në Facebook, duke përshkruar granatimet masive dhe duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në strehimore.
Rusia po kërkon të pushtojë të gjithë zonën industriale lindore të Donbasit.
Zona përbëhet nga dy rajone, Luhansk dhe Donetsk. Pasi njohu dy shtete të vetëshpallura presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →