Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dy vatra zjarri në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

nga Kaltrina Berila18 shtator 2021

Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen “11 janari” dhe në zonën Qafë Topi në Peshkëpi, ku situata paraqitet problematike.
Dyshohet se zjarri që ka përfshirë lagjen “11 janari” është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikohen edhe banesa.
Ndërkohë në zonën e Qafë Topit rrezikohet edhe një fabrikë çimentoje. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar disa forca zjarrfikëse, ndërsa situata paraqitet kritike./vizionplus

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →