Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy vdekje në 24-orët e fundit, policia po i heton rastet

nga Kaltrina Berila15 tetor 2024
Dy vdekje në 24-orët e fundit, policia po i heton rastet

Policia e Kosovës po i heton dy vdekje në raste të ndara që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Në Istog një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në një fushë, e vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në obduksion.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa në Pejë një person është gjetur pa shenja jete, e vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Identifikimi i tij është bërë nga familjarët, e sipas tyre viktima kishte probleme mendore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →