Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dy zjarrfikës të vdekur nga shpërthimi i gazit në Paris

nga Kaltrina Berila12 janar 2019

Dhjetë persona në gjendje të rëndë

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën pas një shpërthimi të madh në një furrë të bukës në kryeqytetin francez, Paris, kanë njoftuar zyrtarët.

Shërbimet emergjente po reagonin ndaj rrjedhjes së gazit kur ndodhi një “shpërthim dramatik”, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner , transmeton rtv21.tv.

Dyzet e shtatë persona u lënduan, 10 prej tyre më rëndë në shpërthimin në Rue de Trévise rreth orës 09:00.

Ndërkohë protestat e reja kundër qeverisë po mbahen në Paris dhe në qytete të tjera franceze.

Rreth 80 mijë oficerë policie duhej të ishin në detyrë të shtunën, ndërsa demonstruesit “jelek të verdhë” vazhdojnë protestën e tyre edhe pse shpërthimi i Parisit nuk mendohet të jetë i lidhur me demonstratat./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →