Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës

nga Venera Grabanica6 shtator 2025
Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës

Një person është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 19:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë në Llapashticë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →