Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari

nga Kaltrina Berila21 maj 2024
Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari

Një vajzë 15-vjeçare denoncuar të atin se e ka kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.

Pas denoncimit në polici, shërbimet e Komisariatit të Kavajës kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë/ Kavajë

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →